Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me një tubim të mbajtur në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën e saj për zgjedhjet e 23 tetorit.
Kryetari i kësaj partie Ibrahim Rugova, tha se LDK-ja ka objektiv madhor njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e SHBA-ve dhe BE-së, kurse në politikat e brendshme, ai përmendi zhvillimin ekonomik, zhvillimin e arsimit dhe zbutjen e gjendjes së rëndë sociale.
Fushatën e saj parazgjedhore e ka përmbyllur sot në Prishtinë edhe Partia Demokratike e Kosovës, duke ftuar qytetarët që të dalin në votime, pasi këto zgjedhje janë vendimtare për Kosovën.
Kryetari i kësaj partie Hashim Thaçi, tha se statusi i Kosovës do të jetë në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa kryeministri Bajram Rexhepi tha se qeveria që ka udhëhequr ai, ka qenë e suksesshme.
XS
SM
MD
LG