Ndërlidhjet

HAVANA


Qeveria e Kubës tha se presidenti Fidel Castro e ka thyer gjurin dhe njërin krah pasi kish rrëshqitur gjatë një fjalimi, i cili ishte transmetuar në televizion.
Në deklaratën e qeverisë thuhet se Castru u ka bërë thirrje kubanëve të mbeten të qetë, ndërsa ai po këndellet shpejtë.
Në Uashington, zyrtarët e Departamentit të Shtetit nuk vonuan të reagojnë për "rënien" e Castros.
Amerika me vite ka pritur që Castro të bjerë, por "kjo nuk ishte ajo që ne pritnim", ka thënë një zyrtar i paidentifikuar i departamentit të shtetit.
XS
SM
MD
LG