Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë nga misioni civil administrues i Kombeve të Bashkuara dhe ata të forcës paqeruajtëse të KFOR-it, kanë vlerësuar sot se zgjedhjet e nesërme do të jenë jo vetëm sfidë, por edhe përcaktuese për të ardhmen e Kosovës. Një ditë para zgjedhjeve përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë thanë se gjithçka është gati për të filluar me votimet dhe i kanë ftuar me këtë rast të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin në votime. Petersen këto zgjedhje i cilësoi si më të rëndësishmet për Kosovën që nga viti 1999.
“Unë shpresoj se pas fushatës së qetë të mbajtur, nesër do të shoh zgjedhje të lira dhe të drejta, të tilla çfarë i duhen Kosovës. Kjo është ajo që Kosova ka nevojë dhe që populli i saj e meriton”, ka thënë Jessen Petersen.
XS
SM
MD
LG