Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka ftuar sot qeveritë që të fillojnë me një fushatë anti-duhan duke vendosur fotografi të tmerrshme në pakot e cigareve.
"Njerzit duhet të tronditen nga vetëkënaqësia për pirje të duhanit", tha komisioneri për Shëndetësi i Bashkimit Evropian David Byrne.
"Është koha që t'ju tregojmë njerëzve të vërtetën për lidhjet ndërmjet duhanit, sëmundjeve dhe vdekjes. Mendoj se, me një gjë të tillë, do ta bartim një mesazh tek njerzit që ata të inkurajohen për ta ndërprerë duhanin dhe ajo që është më e rëndësishme, inkurajimi i të rinjëve për të mos filluar pirjen e duhanit", tha Byrne.
Duhani shkakton vdekjen e afro gjysmë milioni njerëzve brenda vititi në Evropë.
XS
SM
MD
LG