Ndërlidhjet

PRISHTINË


Janë hapur në të gjithë Kosovën vendvotimet dhe votimet kanë filluar sipas planit në orën shtatë të mëngjesit e do të jenë të hapura deri në orën tetë të mbrëmjes, kanë deklaruar zyrtarët e OSBE-së dhe disa misioneve vëzhguese.
Adnan Merovci, kryeshef i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se deri më tash janë hapur të gjitha vendvotimet në gjithë Kosovën dhe nuk ka asnjë problem, përfshirë edhe vendbanimet serbe. Edhe zëdhënësi i OSBE-së, Sven Lindholm tha se njoftimet e para tregojnë se gjithçka po shkon si duhet.
33 subjekte politike me 1'315 kandidatë presin sot votat e rreth 1 milion e ka 400 mijë qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote, për të udhëhequr institucionet e Kosovës, mandati i të cilave është zgjatur nga tre në katër vjet. Sot në Kosovë janë hapur 566 qendra votimi me gjithsej 1622 vendvotime. Në Serbi dhe në Mal të zi ndërkaq do të jenë të hapura 20 qendra votimi me 115 vendvotime. (Më gjerësisht në rubrikën Aktuale)
XS
SM
MD
LG