Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara do ndihmojnë Shqipërinë për të eliminuar 16 tonë materiale kimike, të mbetura që nga Lufta e Ftohtë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Adam Ereli, ka theksuar mbrëmë vonë se Shqipëria nuk ka ekspertizën e nevojshme që duhet për të shkatërruar mbetje kimike.
Megjithatë ka cmuar faktin që Tirana ka nënshkruar Konventën për armët kimike.
"Si vend nënshkrues i Konventës, Shqipëria po punon me ne për shkatërrimin e armëve të ndaluara kimike. Ky bashkëpunim ka qenë i shkëlqyer dhe për pasojë Shqipëria ka bërë deklariminm e plotë të armëve kimike. Deri tani kemi identifikuar 16 tonë lëndë kimike që priten të shkatërrohen", deklaroi Ereli, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
XS
SM
MD
LG