Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Organizata e Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë kërkesën për aftësimin e 30 gjyqtarëve e prokurorëve që do të gjykojnë Sadam Huseinin.
Zëdhënësi i organizatës botërore Stefan Dujaric, ka thënë se "Kombet e Bashkuara nuk mund të përfshihen në gjykatat speciale në Irak, të cilat kanë ende në fuqi dënimin me vdekje". Më tej ai ka shtuar se ka dyshime serioze rreth aftësive të Irakut për të përmbushur standardet ndërkombëtare në sistemin e drejtësisë.
XS
SM
MD
LG