Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kanë përfunduar në Kosovë votimet për zgjedhjet parlamentare, nga të cilat do dalë kuvendi i ri, që këtë rradhë në ndryshim nga zgjedhjet e mëparshme do ketë mandat 4- vjecar. Rezultatet paraprake tregojnë se deri në ora 18:00, 43.13 për qind e votuesve kanë marrë pjesë në zgjedhje. Votimet janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente në gjithë territorin e Kosovës. Një numër shumë i vogël i pakicës serbe ka marrë pjesë në zgjedhje.
Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë se votimet e sotme janë një kredi e mirë për Kosovën dhe një sinjal pozitiv që ajo i ka dërguar bashkësisë ndërkombëtare. Ai ka thënë se pjesëmarrja e vogël e serbëve nuk ishte e papritur, por, sipas tij, për një pjesëmarrje kaq të vogël kanë ndikuar edhe personat që i kanë kërcënuar ata që kanë dashur të votojnë.
Edhe kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi është shprehur i kënaqur me zgjedhjet e qeta.
Bartësi i "Listës Serbe për Kosovën e Metohinë", Oliver Ivanoviq, ka akuzuar qeverinë serbe për pengimin e pjesëmarrjes së serbëve në votime. (Më gjerësisht në rubrikat Aktuale, Kronike, Të tjera)
XS
SM
MD
LG