Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


49 ushtarë irakienë, dy të rinj irakienë, të paktën 6 civilë irakienë dhe një diplomat amerikan janë bilanci i fundit i viktimave të dhunës në Irak.
Policia tha se 49 ushtarët e vrarë të ushtrisë irakiene, janë gjetur dje dhe sot në Baquba, dhe janë viktima të pusive së kryengritësve.
Në Fallujah, aeroplanët luftarakë amerikanë i kanë bombarduar pozicionet e dyshuara të kryengritësve duke vrarë të paktën 5 njerëz dhe plagosur 7 të tjerë. Burimet e spitalit thanë se të vrarët ishin civilë.
Departamenti i Shtetit tha se një diplomat amerikan, oficer për çështjet e sigurisë, është vrarë në një sulm me mortaja në afërsi të aeroportit të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG