Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar se serbët nuk votuan në zgjedhjet parlamentare në Kosovë sepse, sipas tij, nuk kanë dashur ta shfrytëzojnë të drejtën e vetme që e kanë, të drejtën e votës.
"Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë flet për seriozitetin e gjendjes atje. Ndodhi ajo që objektivisht dihej edhe para zgjedhjeve", ka thënë Koshtunica në një deklaratë që e lëshoi zyra e kryeministrisë.
Ai më tej ka paralajmëruar pas këtyre, siç i ka quajtur "zgjedhje të kota nga pikëpamja e ruajtjes së karakterit shumetnik të Kosovës", shteti serb do të vazhdojë të luftojë për realizimin e politikës së vet të përcaktuar.
Ndërkohë, Partia Radikale i ka kërkuar presidentit Boris Tadiq të marrë përgjegjësinë për shkaktimin e, siç thuhet, "dëmit katastrofik" duke u bërë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG