Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet në Bagdad thanë se kryengritësit irakienë kanë ekzekutuar rreth 50 ushtarë irakienë afër qytetit Baquba, 150 km në lindje të Bagdadit. Shumica ishin qëlluar me plumb në kokë.
Një web-site islamist njoftoi se ekzekutimet i kishin kryer militantët e grupit të Abu Musab al-Zarqawi.
Departamenti amerikan i Shtetit gjithashtu njoftoi se diplomati amerikan Edward Seitz, oficer për çështjet e sigurisë, është vrarë në një sulm me mortaja afër aeroportit të Bagdadit.
Në Fallujah, aeroplanët luftarakë amerikanë i kanë bombarduar pozicionet e dyshuara të kryengritësve duke lënë të paktën 6 civilë të vrarë.
Raportohet gjithashtu edhe për vrasjen e një ushtari bullgar në afërsi të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG