Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti i Izraelit miratoi ligjin për detajet e kompenzimit të kolonëve, që do të tërhiqen nga Gaza, në bazë të planit të kryeministrit Ariel Sharon.
Me planin për tërheqjen e 21 enklavave nga Rripi i Gazës dhe 4 nga 120 vendbanimet në Bregun Perëndimor, për herë të parë do të zhvendosen vendbanimet hebreje nga territoret palestineze, të pushtuara nga Izraeli në luftën e vitit 1967.
Ministri izraelit i Drejtësisë, aksionin e quajti "historik".
"Them se ky është vërtetë një vendim historik, që e ndryshon mënyrën, sipas së cilës, Izraeli e ka zhvilluar politikën e jashtme. U bëj thirrje të gjitha palëve, përfshirë kolonëve që janë prekur nga vendimi, të mos nxitin dhunën", tha Yosef Lapid.
XS
SM
MD
LG