Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale. Presidenti aktual George Bush, që është njëherësh dhe kandidati republikan në këto zgjedhje, duke folur para votuesve në shtetin e Nju Meksikos tha:
"E dini që kanë mbetur edhe 9 ditë nga zgjedhjet, derisa zgjedhja që duhet të bëni është e qartë. Do zgjidhni mes dy kandidatëve të ndryshëm, me dallime themelore në qasjet e tyre si dhe në aktivitetin e deritanishëm."
Ndërkaq kandidati presidencial demokrat, senatori John Kerry, në shtetin e Floridas ka kërkuar që të votojnë për dyshen Kerry-Eduards, si zgjedhja më e mirë.
"Zgjedhja që ju duhet të bëni pas nëntë ditëve është e qartë. Mund të votoni për Bushin, që të kemi sërish të njëjtën gjendje ne vend, vazhdimin e situatës së ngjashme në Irak, largimin e mëtejshëm të vendeve të tjera nga ne si dhe izolimin e Amerikës, në vend të izolimit të ekstremistëve. Por ju mund të përfitoni uljen e taksave për shtresën e mesme, gjë që jua ofron John Eduards dhe unë", tha Kerry.
XS
SM
MD
LG