Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara po vazhdon fushata për zgjedhjet presidenciale. Ish presidenti Clinton ka folur sot në mbështetje të kandidatit demokrat, John Kerry, në një tubim në Filadelfia. Clinton kërkoi nga votuesit të mbështesin Kerry, pasi sic tha ai "ka një plan shumë herë më të mirë për ta cuar vendin përpara, krahasuar me presidentin Bush." "Bush do të vazhdojë me politikat e tij të këqija nëse rizgjidhet", ka shtuar Clinton.
"Nëse një kandidat përpiqet t'ju tremb, kurse tjetri përpiqet t'ju bëjë të mendoni, nëse një kandidat i drejtohet frikës suaj, kurse tjetri shpresave tuaja është më mirë të votoni për atë që ju bën të mendoni e shpresoni. Kjo është e gjitha. Bashkëqytetarë të mi amerikanë, ne i bëjmë punët më mirë. Dhe për tetë ditë do të bëjmë më të mirën me Kerry president", tha Clinton.
Ndërkaq presidenti aktual George Bush, që është njëherësh dhe kandidati republikan në këto zgjedhje, duke folur para votuesve në shtetin e Nju Meksikos tha:
"E dini që kanë mbetur edhe 9 ditë nga zgjedhjet, derisa zgjedhja që duhet të bëni është e qartë. Do zgjidhni mes dy kandidatëve të ndryshëm, me dallime themelore në qasjet e tyre si dhe në aktivitetin e deritanishëm."
XS
SM
MD
LG