Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku ka premtuar se do të ndëshkojë përgjegjësit për sulmin e fundjavës ku 52 vetë, nga të cilët 49 ushtarë të paarmatosur dhe tre shoferët civilë u masakruan. Mbështetësit e Musa Abu-Zarkauit kanë marrë përsipër autorisinë e këtij sulmi.
Gjatë ditës nga dy sulme në Bakuba ka humbur jetën një polic. Trupat amerikane kanë përforcuar sot pozicionet në qytetin e Falluxhës, pas sulmeve ajrore gjatë natës.
Në të tjera zhvillime trupat amerikane po hetojnë zhdukjen e 342 tonë lëndëve shpërthyese nga Iraku, menjëherë pas hyrjes së trupave të koalicionit. Materali i humbur mund të përdoret për bomba bërthamore apo për sulme kundër aeroplanëve dhe ndërtesave.
XS
SM
MD
LG