Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Dalja e ulët e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 23 tetorit, ishte dëshpëruese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkësinë ndërkombëatre, mirëpo kjo nuk do të ndikojë në qëndrimin e fuqishëm të komunitetit ndërkombëtar që proceset aktuale në Kosovë, sic janë standardet dhe zgjidhja e statusit të vazhdojnë deri në definimin e plotë", ka thënë sot në Prishtinë, ambasadori amerikan në Beograd. Michael Bold.
Këto komente, ambasadori Bold i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepin. Ambasadori Bold tha se serbët duhet ta kenë vendin e tyre ne institucionet e Kosovës. Ai tha se i kupton shqetësimet e tyre, por "ne si amerikanë nuk e kemi ndërmend që të pozicionohemi kah njëri apo tjetri komunitet që jeton në Kosovë".
XS
SM
MD
LG