Ndërlidhjet

UASHINGTON


Më pak se një javë para zgjedhjeve në Amerikë, Iraku dhe lufta kundër terrorizmit vazhdojnë të dominojnë në fushatat e presidentit George Bush dhe senatorit John Kerry.
Kerry e akuzoi Bushin se ka dështuar në obligimin themelor presidencial për ta ruajtur Amerikën sa më shumë të jetë e mundur.
Lidhur me zbulimin e fundit të 342 tonë eksplozivit në Irak, Kerry e akuzoi Bushin se ka lejuar që Iraku të bëhet parajsë për terroristët.
"Ai dështoi ta sigurojë Irakun dhe të mos lejojë të bëhet ajo që është sot: parajsë për terroristët", tha Kerry.
Bushi ende s'ka bërë komente publike për zhdukjen e eksplozivit, por nënpresidenti Dick Cheney tha se nuk dihet nëse eksplozivi ka qenë në Al-Qaqaa.
"Nuk është gjithë aq e qartë se eksplozivi ka qenë atje në kohën kur trupat tona arritën në zonën e Bagdadit. John Kerry këtë nuk e përmend", tha Cheney.
Gjashtë ditë para zgjedhjeve, anketimet flasin për një garë të ngushtë mes Bushit dhe Kerryt.
XS
SM
MD
LG