Ndërlidhjet

PENSILVANI


Presidenti amerikan George Bush ka akuzuar rivalin e tij John Kerry për nxjerrje të parakohshme të konkluzioneve lidhur me zhdukjen e 340 tonëve eksplozivë në Irak.
Bushi ka folur gjatë fushatës në Pensilvani, 6 ditë para zgjedhjeve presidenciale.
"Ushtria jonë është duke hetuar një numër skenarësh, përfshirë edhe atë se eklspozivi mund te jetë hequr para se trupat tanë të arrinin në atë vend. Ky hetim, që po zhvillohet është i rëndësishëm dhe kandidati politik që nxjerrë konkuzione pa i ditur faktet nuk është personi, që ju e dëshironi si komandantin tuaj suprem të forcave të armatosura", tha Bush.
Kerry e akuzoi Bushin se ka dështuar në obligimin themelor presidencial për ta ruajtur Amerikën sa më
shumë që të jetë e mundur.
"Ky është një skandal që po rritet. Dhe populli amerikan meriton një shpjegim të plotë dhe të sinqertë se si ka ndodhur dhe cfarë e ka ndërmend të bëjë presidenti lidhur me këtë", tha Kerry në fushatën në Iowa.
XS
SM
MD
LG