Ndërlidhjet

BAGDAD


Trupat britanike filluan sot zhvendosjen nga Basra në një zonë afër Bagdadit.
Pasi që të arrijnë 850 trupat britanike, trupat amerikane do të largohen për të përforcuar njësitë e tyre në luftën kundër kryengritësve në Fallujah dhe vende tjera.
Ndërkohë, veprimtarja humanitare Margaret Hasan, e cila u rrëmbye në Bagdad ka bërë thirrje sot për lirimin e saj. Ftesa e saj u transmetua në televizionin Al Jazeera.
Në zhvillime tjera, autoritetet e Irakut i filluan hetimet për masakrën e 49 rekrutëve të ushtrisë irakiane, ndërsa do të hetohet nëse kryengritësit janë infiltruar në radhët e ushtrisë.
XS
SM
MD
LG