Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe rivali i tij, senatori John Kerry e fokusuan fushatën në njoftimet e fundit për zhdukjen e eksplozivit në Irak.
Kerry e akuzoi Bushin se ka dështuar t'i sigurojë si duhet stoqet e eksploziveve në Irak, duke vënë në rrezik trupat amerikane dhe qytetarët amerikanë.
"Ky është skandal në rritje, dhe populli amerikan meriton shpjegim të plotë e të sinqertë si ka ndodhur kjo, dhe çfarë ka bërë presidenti për këtë", tha Kerry.
Bushi ndërkaq e akuzoi Kerryn se rrëmbehet në nxjerrjen e konkludimeve, dhe tha se nuk është i kualifikuar të jetë president.
"Ushtria jonë tani i heton skenaret e mundshme, përfshirë mundësinë që eksplozivi të jetë bartur para se të mbërrijnë trupat tona. Hetimi vazhdon, ndërsa kandidati politik i cili hidhet me konkluzionet pa i ditur faktet, nuk është person, të cilin do ta dëshironit si kryekomandant", tha Bush.
Anketimet e fundit flasin për një garë të ngushtë mes dy kandidatëve para zgjedhjeve në 2 nëntor.
XS
SM
MD
LG