Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha se Beogradi ka gatishmëri për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për Krime të Luftës, i cili ka kërkuar ekstradimin e disa të dyshuarve.
Pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Joschka Fischer në Berlin, Tadiq tha se bashkëpunimi me Tribunalin ishte "parakushti vendimtar" për integrimin e vendit të tij në strukturat euro-atlantike.
Muajin e kaluar, Fischer tha se kjo ishte "pengesa kryesore" në rrugën drejt lidhjeve më të afërta me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG