Ndërlidhjet

PRAGË


"Tre punonjësit e rrëmbyer sot në Kabul janë Shqipe Habibi në Kosova, Anxhelito Najoan nga Filipinet dhe Aneta Flanagan nga Irlanda", deklaroi për radion "Evropa e Lirë", Farhan Haq, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Tre punonjësit e KB janë rrëmbyer mesditën e sotme në kryeqytetin afgan Kabul, në një nga zonat më të frekuentuara gjatë ditës.
Të tre punonin për misionin e Kombeve të Bashkuara në Afganistan dhe kishin ndihmuar në organizimin e zgjedhjeve të para presidenciale në këtë vend, që u zhvilluan ditë më parë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Kofi Annan ka shprehur keqardhje për rrëmbimin e tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG