Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë është pritur me shqetësim njoftimi për kidnapimin e qytetares nga Kosova, Shqipe Habibi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Pas njoftimit, brengosjen e shprehën zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të qeverisë së Kosovës. Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka thënë se është i shqetësuar, dhe se UNMIK-u është në kontakt me familjen e kosovares së rrëmbyer.
Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e cilësuan njoftimin si të trishtueshëm. Zëdhënësja Mimoza Kusari-Lila, në një prononcim për Evropën e Lirë tha se me këtë rast, edhe Kosova po e ndien realitetin e luftës së vrazhdë që po zhvillohet në atë pjesë të botës.
XS
SM
MD
LG