Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq tha pas bisedimeve me ministrin gjerman të Mbrojtjes Peter Struck se ky i fundit e ka mbështetur në përpjekjet e tij për të vizituar Kosovën.
"Nga Struck kërkova ta vizitoj Kosovën dhe në këtë drejtim pres ndihmë. Nuk mundet gjithmonë të merren në konsideratë vetëm reagimet e palës shqiptare për vizitën e presidentit serb. Serbët në Kosovë kanë nevojë të bisedojnë me përfaqësuesit zyrtarë të Serbisë atje ku jetojnë, në hapësirën, e cila sipas rezolutës 1244 është pjesë e Serbisë dhe Malit të Zi", ka thënë Tadiq.
Në Prishtinë, shefi i Zyrës për Informim i UNMIK-ut Hua Jiang ka thënë se administrata ndërkombëtare nuk ka marrë asnjë kërkesë për vizitën e Tadiqit në Kosovë.
XS
SM
MD
LG