Ndërlidhjet

RAMALLAH


Mjekët e huaj e kanë kontrolluar liderin palestinez Yasser Arafat në selinë e tij në Ramallah, në Bregun perëndimor.
Bashkëpunëtorët e tij thanë se Arafati pritet të transferohet jashtë vendit për t'u mjekuar, ndërsa ministri i kabinetit Saeb Erekat tha se vendi ende nuk është caktuar.
Ky do të ishte largimi i parë i Arafatit nga selia e tij prej vitit 2002. Autoritetet e Izraelit i kanë siguruar palestinezët se nëse Arafati këndellet, ai do të mund të kthehet prapë në Bregun Perëndimor.
Në të kaluarën, Izraeli nuk shfaqte gatishmëri për një kompromis të tillë.
Në mbrëmje, në Bregun Perëndimor mbërriti edhe Suha, bashkëshortja e Arafatit, e cila bashkë me dy bijat e çiftit jeton në Paris.
XS
SM
MD
LG