Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Policia afgane ka arrestuar shtatë persona si dhe ka gjetur automjetin, me të cilin besohet së është realizuar rrëmbimi i tre punonjësve të Kombeve të Bashkuara mes të cilëve është edhe Shqipe Hebibi nga Kosova. Njëherësh kanë vazhduar operacionet e forcave afgane dhe atyre të NATO-s në kërkim të tyre. Trupat amerikane janë të gatshme të ndërmarrin operacione shpëtimi nëse mësohet vendndodhja e tre punonjësve të Organizatës botërore. Ndërkohë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive humanitare e kanë urdhëruar personelin e vet që të kufizojë lëvizjet në Kabul. Një zëdhënës i komisionit të përbashkët për zgjedhjet Bahin in Dari ka thënë se nuk ka informacione për fatin e të rrëmbyerve.
"Fatkeqësisht nuk kemi ndonjë informacion të ri. Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe Komisioni i përbashkët zgedhor po punojnë ngushtë me autoritetet afgane dhe organet tjera relevante që të sigurojnë kthimin e të kidnapuarve", tha Bahin in Dari.
Ishaq Manzur, nga grupi Ushtria Myslimane, ka bërë të ditur se tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara të rrëmbyer "janë mirë dhe gjenden në vend të sigurt".
"Po verifikojmë identitetin e tyre dhe do kërkojmë nga vendet përkatëse të tërheqin trupat nga Afganistani" ka bërë të ditur Ishaq Manzur për agjencinë e lajmeve, AP.
XS
SM
MD
LG