Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, dhe sfiduesi i tij në garën presidenciale, kandidati demokrat John Kerry, kanë vazhduar akuzat e ndërsjellta për paaftësi në takimet e tyre parazgjedhore.
Bush ka vazhduar të portretizojë kundërshtarin e tij politik si të dobët.
"Vullneti i senatorit që të shesë parimet e tij për përfitime politike tregojnë qartë se John Kerry është njeriu i gabuar në kohë të gabuar për postin e presidentit", tha Bush.
Nga ana tjetër Kerry ka theksuar sërish paaftësinë dhe përgjegjësinë e Bushit për mungesën e 380 tonëve lëndë shpërthyese në Irak.
"George Bush po iu ikën shpjegimeve, duke u përpjekur të fajësojë të gjithë me përjashtim të vetvetes. Ai i ikën përgjegjësisë. Në fakt ne kemi nevojë për një president që merr përsipër përgjegjësitë dhe kupton se cfarë do të thotë të jesh komandant i përgjithshëm", tha Kerry.
Të dy kandidatët, sipas anketave të opinionit, vazhdojnë të jenë tepër pranë.
XS
SM
MD
LG