Ndërlidhjet

PRISHTINË


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi të premten që të rinumërojë të gjitha votat e zgjedhjeve të 23 tetorit. “KQZ vendoi unanimisht për rinumërimin e votave, pas ankesave të shumta që kanë ardhur nga partitë dhe pasi që janë parë parregullësi”, deklaroi shefi i Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ai i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Pascal Fieschi. Ai tha se rinumërimi i votave do të fillojë të shtunën në orën 9 të mëngjesit dhe mund të vazhdojë së paku deri të hënën, kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare. Shefi i Misionit të OSBE-së tha se një gjë e tillë nuk dëmton kredibilitetin e zgjedhjeve, por vërteton edhe njëherë “se sa i mbrojtur është sistemi”. Fieschi e quajti rinumërimin e votave një “proces normal”.
XS
SM
MD
LG