Ndërlidhjet

KABUL


Ushtria amerikane në Afganistan ka hedhur poshtë si "propagandë" videoincizimin e ri të Osama Bin Ladenit dhe ka insistuar se lideri i al Qaidës do të zihet. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane Scot Nelson tha se forcat amerikane dyshojnë se bin Laden mund të jetë diku afër kufirit afgano-pakistanez:
"Ai po vepron ndoshta në zonën kufitare të Pakistanit ose Afganistanit. Ende nuk jemi të sigurt. Në rast se do ta zbulonim vendndodhjen e tij të saktë do të jemi atje menjëherë dhe do të kemi një ditë shumë të lumtur dhe zgjedhje të mira. Por, ne nuk e dimë saktë se ku është ai. Por, sic e thashë kapja e bin Ladenit është çështje kohësh", tha Nelson.
XS
SM
MD
LG