Ndërlidhjet

BAGDAD


Tetë ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 9 janë plagosur sot gjatë një aksioni në perëndim të Bagdadit, ka njoftuar ushtria amerikane.
Detajet nuk janë bërë të ditura. Një tjetër ushtar amerikan është vrarë sot nga një sulmues vetëvrasës në Ramadi.
Ndërkohë, po sot ushtria amerikane ka filluar sulme ajrore kundër bazave të dyshimta të miltantëve në Fallujah, derisa po përgatitet për një operacion tjetër të madh kundër kryengritësve sunitë.
Zyrtarët e qeverisë së irakiane thonë se një delegacion po vazhdon bisedimet e fundit me auoritetet e Fallujas me qëllim që të gjejnë një zgjidhje paqësore.
XS
SM
MD
LG