Ndërlidhjet

ZAGREB


Një serb i kërkuar nga autoritetet e Beogradit për posedim arëmsh dhe falsifikim dokumentesh ka bërë një ikje spektakulare nga një gjykatë kroate ku ishte sjellë për t'u marrë në pyetje, ka njoftuar sot radioja kombëtare e Kroacisë.
Milan Ristic, i arrestuar në Zagreb në bazë të një fletarresti të Interpolit, ishte sjellë në gjykatë, por ai ia kishte dalë që të rrëmbente një revole nga një polic dhe të kërcejë nga dritarja, ka njoftuar radioja.
Ai ka sulmuar një polic tjetër para se të dilte në rrugë dhe të ikte me një biçikletë të vjedhur.
XS
SM
MD
LG