Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Në fjalimin javor drejtuar kombit, i fundit para zgjedhjeve presidenciale të së martës, presidenti amerikan Bush ka bërë thirrje që ta votojnë sërish për një mandat të dytë.
"Vetëm në pak ditë, amerikanët do zgjedhin se kush do t'i drejtojë në këtë kohë lufte dhe mundësish ekonomike. Zgjedhja e parë është më e rëndësishme pasi përparimi ynë varet nga siguria jonë", tha Bush.
Nga ana tjetër sfiduesi i Bushit, senatori demokrat John Kerry, në fjalimin e tij në radio tha se do korrigjojë gabimet e Bushit jashtë dhe brenda vendit nëse zgjidhet president.
Kerry ka theksuar se me të do kenë presidentin që do mbrojë Shtetet e Bashkuara dhe do luftojë për shtresën e mesme.
XS
SM
MD
LG