Ndërlidhjet

KABUL


Majori Scott Nelson, zëdhënës i trupave amerikane në Afganistan, pak orë pas shfaqjes së një videokasete të Bin Ladenit, ka bërë të ditur se kreu i rrjetit terrorist Al-Kaida do kapet.
"Osama bin Laden po vepron në Afganistan apo në kufirin pakistanez. Ende nuk dihet me siguri vendndodhja, po kapja e tij është cështje kohe", ka thënë Nelson.
Në videokasetën e shfaqur në televizionin al-Jazzira, Osama bin Laden mes të tjerash ka thënë:
"Siguria e Shteteve të Bashkuara nuk është as në duart e Kerry dhe as në ato të Bushit apo Al-Kaidës. Siguria juaj është në duart tuaja. Cdo shtet që nuk ndërhyn në sigurinë tonë, automatikisht ka mundësuar dhe sigurinë e tij."
Është hera e parë pas më shumë se një viti që transmetohet një kasetë e bin Ladenit.
XS
SM
MD
LG