Ndërlidhjet

KABUL


Grupi i militantëve i njohur meemrin "Ushtria e Myslimanëve" ka sjellë prova se ai ka rrëmbyer tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara në Kabul, mes të cilëve dhe Shqipe Hebibin nga Kosova, kanë bërë të ditur burime diplomatik që kërkojnë të mbeten të paidentifikuar.
Grupi në fjalë ka kërkuar në shkëmbim të lirimit të Shqipe Hebibit, Aneta Flanigan dhe Anjelito Najan që të lirohen të gjithë talibanët e burgosur në Afganistan dhe në Guantanamo, Britania të tërheqë trupat, kurse Kosova dhe Filipinet t'i japin fund mbështetjes për koalicionin e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara.
Rrëmbyesit kanë bërë të ditur se të tre janë mirë, ndonëse në fillim kanë pasur probleme me ushqimin
XS
SM
MD
LG