Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Luftimi i terrorizimit ka qenë cështja kryesore në fjalimet e fudnti ne radio të presidenti Bush dhe sfiduesit të tij në zgjedhjet presidenciale John Kerry.
Që të dy janë zotuar se do ta mposhtin terrorizmin.
"Ne po qëndrojmë në ofensivë kundër terroristëve në tërë globin, kështu që ne nuk do të ballafaqohemi me ta në vendin tonë", ka thënë Bush.
Kerry ka përsëritur kritikat e tij ndaj Bushit për moszënien e Osama Bin Ladenit.
"Sic kam thënë, për dy vjet, sa Osama bin Laden dhe al Qaida fsiheshin në malet Tora Bora, ka qenë gabim i madh moskapja e tyre", ka thënë Kerry.
Të dy kandidatët e kanë fokusuar fushatën e tyre në disa shtete perëndimore të Shteteve të Bashkuara, të cilat shihen si thelëbsore për votat fituese të së martës.
XS
SM
MD
LG