Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Militanët, që po mbajnë tre pengje të Kombeve të Bashkuara mes të cilëve edhe Shqipe Hebibin nga Kosova, kanë thënë se afati treditësh që kishin dhënë për ekzekutimin e pengjeve në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, mund të shtyhet.
Rrjeti televiziv arab Al Jazeera ka emetuar sot videoincizme me tre të rrëmbyerit. Armata Myslimane ka kushtëzuar lirimin e tyre me lirimin e të gjithë të burgosurve talibanë nga burgjet e Afganistanit dhe të Guantanamos në Kubë.
Misioni i OKB-së në Kabul u ka kërkuar sot rrëmbyesve lirimin e shpejtë të punëtorëve të vet.
"Tre kolegët tanë Shqipe Hebibi, Annetta Flanigan dhe Angelito Nayan, kanë të kaluar shumë të ndryshme. Por, ata kanë një gjë të përbashkët-përkushtimin për t'u shërbyer njerëzve që mund të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e tyre. Kjo është arsyeja pse është vështirë të kuptohet ky rrëmbim, ky akt dhune kundër tre individëve që po punonin për rindërtimin dhe paqen e këtij vendi, ka thënë zëdhënësi i misionit të OKB së në Afganistan, Manoel de Almeida e Silva. Ai kërkoi që të mos lëndohen dhe të lirohen shpejt të rrëmbyerit.
XS
SM
MD
LG