Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i përkohshëm irakian Iyad Allawi tha se qeveria është në fazën finale të përpjekjeve për të zgjidhur paqësisht problemin e Fallujas- qytetit që kontrollohet nga kryengritësit.
Allawi ka thënë se qeveria po e humb durimin dhe koha për zgjidhje paqësore po ikën. Ai tha se ua ka thëne këtë edhe liderëve fisnorë të Fallujasë.
Ushtria amerikane ka filluar sot bombardimin e Fallujas me artileri, ndërkohë që ka paralajmëruar një operacion të madh kundër kryengritësve me qëllim që të mundësohet kontrollimi i tërë territorit të Irakut nga qeveria para zgjedhjeve të janarit.
Luftime thuhet se ka edhe në Ramadi.
Ndërkohë, Japonia ka dënuar ekzekutimin e shtetasit të saj të rrëmbyer dhe është zotuar se do t'i mbajë edhe më tej trupat në Irak.
XS
SM
MD
LG