Ndërlidhjet

BERISHA: AKTUALISHT NË KOSOVË S'MUND TË KETË POZITË DHE OPOZITË KLASIKE


IBRAHIM BERISHA, ANALIST NGA PRISHTINA

EVROPA E LIRË
Zoti Berisha, Komisioni Qendër u Zgjedhjeve ka filluar rinumërimin e votave për shkak të gabimeve që janë bërë. Si do të reflektohet e gjithë kjo në procesin e mëtejshëm, përfshirë edhe pranimin e rezultateve të zgjedhjeve nga partitë politike?

IBRAHIM BERISHA
Në Kosovë kishte një fushatë shumë të mirë paraelektorale dhe kishte një ditë shumë të mirë të votimeve, por unë që në mbrëmje pata shprehur skepsën se do të ketë menaxhim të mirë të rezultateve dhe kjo shihet në bazëë rezultateve të para, sepse kishte një anomaly, pasi komunat që kishin humbur në disa komuna, prapë dilnin më të favorshme sesa kishin dalë para tre vjetësh, kështu që unë mendoj se menaxhimi, përpunimi i rezultateve ishte i dobët dhe mund të reflektohet me përqindje të cilat pastaj do të mund të shkaktojnë probleme, mirëpo besoj që çfarëdo që të jetë rezultati, ai do të pranohet.

EVROPA E LIRË
Zyrtarët e OSBE-së thonë se nuk do të ketë shumë ndryshime. Në bazë të rezultateve që janë dhënë, cila mendoni se është formula më e mirë për ndërtimin e qeverisjes së re dhe institucioneve të reja në Kosovë?

IBRAHIM BERISHA
Kodi zgjedhor nuk mundëson që asnjë parti e vetme të bëjë qeverinë. Po ashtu, kodi është kujdesur që të mos lejojë as ndonjë koalicion të mundshëm të ndonjë partie të fortë me ndonjë parti të vogël. Kështu që, vetë procesi politik në Kosovë dikton që partitë që kanë fituar më shumë vota, të gjejnë zgjidhje të përbashkët dhe të hyjnë në një tip bashkëqeverisjeje, jo koalicion, por një lloj bashkëqeverisjeje dhe atë deri në momentin kur të marrë udhë zgjidhja e statusit politik të Kosovës, të bëhet kushtetuta e re, të bëhet kodi i ri zgjedhor dhe që faktikisht të dihet se kush mund të fitojë dhe kush të humbë në zgjedhjet e reja në Kosovë.

EVROPA E LIRË
Partitë politike, zoti Berisha, gjatë fushatës parazgjedhore deklaroheshin sëe do të ndërtonin një qeverisje në raportet pozitë-opozitë, ndërkaq më pas u ndryshuan këto qëndrime dhe angazhohen për koalicione të qeverisjes. Çfarë ka nidkuar për këtë ndryshim pozicionesh të subjekteve më të forta politike?

IBRAHIM BERISHA
Nuk është e mundur që në këto rrethana në Ksoovë të ketë pozitë dhe opozitë klasike – ky është iluzion dhe mosnjohje e realitetit në Kosovë . Ne kemi disa probleme që diktojnë se çfarë duhet të jetë bashkëqeverisja. Së pari serbët janë duke i bojkotuar institucionet. Së dyti, UNMIK-u dhe institucionet ndërkombëtare ende kanë një potencial të madh në qeverisje dhe pot ë parcializohej ky potencial i vogël kryesisht i shqiptarëve në opozitë dhe pozitë, ne do të kishim një process katastrofal politik, kështu që unë besoj se prapëseprapë bashkëqeverisja, por me një qasje shumë më profesionale dhe më të efektshme do të jetë rruga deri në zgjidhjen e statusit politik të Kosovës.

EVROPA E LIRË
Dhe cila është qasja e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me formulën e qeverisjes?

IBRAHIM BERISHA
Natyrisht se edhe bashkësia ndërkombëtare do të zgjedhë një formulë që do të jetë më pak e rrezikshme dhe kjo për mua është që së paku tri partitë kryesore politike të jenë në qeverisje, për ta marë përgjegjësinë për vendimet e rënda që do të meren për Kosovën dhe të cilat duhet të zbatohen dhe ndonjëra prej tyre jashtë do të paraqiste megjithatë një problem që në një moment do të mund t’ia rrezikonte procesin politik.

EVROPA E LIRË
Në anën tjetër, dy subjektet politike serbe që kanë konkurruar në zgjedhje janë të ndara për faktin nëse do të shfrytëzojnë vendet e rezervuara apo nui do t’i shfrytëzojnë. Si do ët reflektohet një mospjesëmarrje efektive e serbëve në institucionet e Kosovës?

IBRAHIM BERISHA
Praktikisht ne kishim bojkotin e qytetarëve, përkatësisht të votuesve serbë dhe kjo është çështja esenciale dhe tashti është problemi i kalkulimeve politike, por unë besoj që kishte disa vëzhgime se dikush mund të bëjë koalicion me serbët. Koalicioni i partive politike shqiptare me serbët është i pamundur sepse nuk është partner i sigurt dhe unë mendoj se serbët do të kalkulojnë varësisht nga proceset politike, varësisht nga përfitimet që do të kenë dhe varësisht nga ajo që do të ndodhë në Beograd.

EVROPA E LIRË
Dhe si do të reflektohet kjo në proceset e metejshme, për shembull në përmbushjen e standardeve prioritare ku pjesëmarrja efektive e serbëve është e nevojshme për t’i përmbushur këto standarde. Çka do të ndodhë me këtë proces?

IBRAHIM BERISHA
Standardi themelor i demokracisë është që t’ia mundësosh secilit qytetar të jetë I lirë, të vendosë dhe të jetë pjesë e procesit. Nëse ai nuk dëshiron ta shfrytëzojë, atëherë asnjë standard në botë nuk mund ta detyrojë askë që një të drejtë të tij ta realizojë me dhunë, prandaj as bashkësia ndërkombëtare dhe procesi politik nuk mund dhe nuk duhet të jetë pre e presioneve të serbëve përmes Beogradit, në mënyrë që Kosova të mbetet qendër e krizës, apo një vend ku do të ketë krizë edhe sociale, edhe politike.

EVROPA E LIRË
Dhe, sa besoni se mesi i vitit 2005 do të jetë koha e vlerësimit të standardeve dhe çfarë do të jenë ato vlerësime?

IBRAHIM BERISHA
Standardet janë një proces i vazhdueshëm që përfshijnë shumë mundësi vlerësimit. Disa nga standardet jnë plotësuar dh të tjerat po vazhdojnë të plotësohen dhe njëri nga ta ishte se qytetarët, partitë politike e dhanë provën e tyre për të dalë në zgjedhje dhe për të votuar pa asnjëpresion dhe pa asnjë problem dhe ky është një standard me rëndësi. Sa u përket standardeve të paraqitura nga bashkësia ndërkombëtare për Kosovën, 2005 është vetëm një pikë e vogël fillestare ku do të fillojë zgjidhja e procesit, por unë mendoj se kjo do të zgjasë më shumë, sepse siç dëshmon edhe rasti i disa vendeve që janë në fazën e integrimeve evropiane, ky proces zgjat me vite dhe edhe ato që janë të pavarura e kanë vështirë t’i realizojnë, kështu që standardet po, por edhe zgjidhja e statusit, pasi këto të dyja duhet të shkojnë bashkërisht, sepse nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra.

Intervistoi: Rrahman Paçarizi
XS
SM
MD
LG