Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Militantët që i kanë rrëmbyer tre punonjësit e Kombeve të Bashkuara në Afganistan, thanë sot se do ta shtyjnë afatin për plotësimin e kërkesave të tyre, por megjithate përsëritën se pengjët do të vriten nëqoftëse Shtetet e Bashkuara nuk i lirojnë të gjithë të burgosurit Talibanë dhe të Al-Kaidës.
Grupi Jaishul Muslimeen, i cili është ndarë nga talibanët e ka pohuar përgjegjësinë për rrëmbimet. Akbar Agha, i cili pohon se komandon grupin, tha se tre pengjët, Shqipe Hebibi, Anetta Flaningan dhe Angelito Nayan, mbahen në lokacione të veçanta.
XS
SM
MD
LG