Ndërlidhjet

UASHINGTON


Vetëm një ditë para zgjedhjeve presidenciale të Amerikës, anketimet e fundit flasin për garë të barabartë mes presidentit George Bush dhe senatorit John Kerry.
Bush dhe Kerry i vizituan shtetet Ohio dhe Florida, ku sondazhet thonë se fituesi nuk është i përcaktuar.
"Nëse besoni që Amerika duhet ta fitojë luftën kundër terrorit me gjithë fuqinë e mundshme, dhe me bindje të pa lëkundur në idealet tona, ju ftoj të qëndroni pranë meje", tha Bushi në Florida.
Kerry ndërkaq e akuzoi Bushin se i ka përçarë amerikanët gjatë mandatit 4-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, dhe u zotua se nëse fiton zgjedhjet, do të punojë me republikanët për të bashkuar vendin.
"George Bush tha se bashkon dhe nuk ndan, por ky komb është më i përçarë se kurdoherë. Do të punoj me republikanët, siç bëra me senatorin John McCain dhe të tjerët, për të gjetur tokën e përbashkët për vendin tonë", tha Kerry në Dayton, Ohio.
XS
SM
MD
LG