Ndërlidhjet

TEL AVIV


Vetëvraësi palestinez, i cili sot shpërtheu 5 kilogramë ekplozivë në trupin e tij, duke vrarë tre izraelitë dhe plagosur 32 të tjerë në një treg në Tel Aviv, ishte 16 vjecar.
Lideri palestinez Yaser Arafati, ka dënuar sulmin nga Parisi ku gjendet i hospitalizuar.
Edhe Në Ramallah , ministri negociator Saeb Ereekat dënoi sulmin.
"Ne e dënojmë këtë sulm, sic i kemi dënuar gjithmonë sulmet mbi civilë. Kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, që të bëjë trysni dhe të ngjallë procesin e paqes, sepse është mënyra e vetme për të dalë nga ky rreth vicioz, "ka thënë Erekat.
Fronti Kombëtar për Çlirimin e Palestinës e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG