Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti Bush dhe senatori John Kerry janë duke e zhvilluar takimet elektorale të fundit në shtetet ende të pavendosura, në përpjekje për të siguruar sa më shumë vota në zgjedhjet që do mbahen nesër. Ndërkohë, anketimet e fundit flasin për garë shumë të ngushtë mes dy kandidatëve.
"Nëse jeni demokratë që besoni se partia juaj është kthyer shumë ka e majta këtë vit, kërkoj që të qëndroni me mua. Nëse jeni qytetar minoritar dhe besoni në treg të lirë, shkolla të mira dhe ruajtjen e vlerave të familjes, ju thërras të qëndroni me mua," ka thënë presidenti Bush në shtetin e Ohios.
Kandidati demokrat John Kerry ka kërkuar sot votat e amerikanëve në shtetin e Floridës.
"Ky është një moment i përgjegjshmërisë për Amerikën dhe është momenti kur bota po ju shikon se cfarë do të bëni. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e vendit tonë sot janë në pikëpyetje ", ka thënë Kerry.
XS
SM
MD
LG