Ndërlidhjet

TEL AVIV


Kryeministri izraelit Ariel Sharon ka thënë sot se sulmi vetëvrasës në Tel Aviv tregon se Autoriteti Palestinez nuk ka ndryshuar.
" Shpërthimi tregon se nuk ka ndryshime në Autoritetin Palestinez. Derisa ata nuk marrin hapa themelorë për të eleminuar terrorizmin, që të shkatërrojnë organizatat terroriste dhe të heqin dorë nga dhuna, Izraeli do të vazhdojë me politikën e vet. Nuk do të kënaqemi me fjalë, premtime dhe me dënime gjysmake", ka thënë Sharon.
Një palestinez 16 vjecar shpërtheu 5 kilogramë ekplozivë në trupin e tij, duke vrarë tre izraelitë dhe plagosur 32 të tjerë në një treg në Tel Aviv. Lideri palestinez Yaser Arafati, ka dënuar sulmin nga Parisi ku gjendet i hospitalizuar.
Fronti Kombëtar për Çlirimin e Palestinës e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
XS
SM
MD
LG