Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Në Shtetet e Bashkuara janë në zhvillim e sipër votimet për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm amerikan. Pritet, që në këto zgjedhje të marrin pjesë ndërmjet 106 deri në 121 milionë amerikanë. Anketimet e fundit tregojnë se presidenti aktual, Xhorxh Bush dhe kandidati demokrat Xhon Keri kanë gjasa të barabarta për të fituar zgjedhjet.
Karakteristikë e votimeve të sotme është masoviteti. Nga çasti i hapjes së vendvotimeve, qytetarët në rende të gjata dhe në disa raste me orë të tëra presin të votojnë. Analistët thonë se shtetet federale ku do të vendoset fituesi janë Florida, Ohio dhe Pensilvania. Sipas këtyre parashikimeve kandidati që fiton dy nga tri shtete federale fare lehtë mund të fitojë zgjedhjet.
Presidenti Bush dhe senatori Keri tashmë kanë votuar, i pari në Kraford të Teksasit, ndërsa i dyti në Boston. Pas votimit presidenti Bush ka thënë se fati i zgjedhjeve tash është në duart e votuesve dhe se ai beson në fitore. Senatori Keri pas votimit ka vënë në pah se shpreson që Amerika sot të votojë në pajtim me ligjin. "Kjo është ajo që e dëshiroj dhe jam i bindur se këtë e dëshiron edhe presidenti", ka thënë senatori Keri.
Fituesi duhet të sigurojë 272 vota elektorale. Në zgjedhjet e fundit presidenti aktual George Bush kishte fituar më pak vota popullore se kandidati demokrat Al Gore, por shumicën e votave elektorale dhe ky faktor kishte vendosur epilogun e zgjedhjeve të viti 2000.
Shumë vëzhgues kanë vlerësuar se kjo ishte gara më e rëndësishme presidenciale në gjyësëmshekull. Rezultatet e para të zgjedhjeve do të dihen sonte në mesnatë, ndërsa pritet që deri në orët e para të mëngjesit të kumtohet epilogu përfundimtar.
XS
SM
MD
LG