Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Militantët islamikë, që prej 6 ditësh po mbajnë peng Shqipe Hebibin dhe 2 punonjës tjerë të Kombeve të Bashkuara, kanë thënë sot se janë duke biseduar me disa grupe që po kërkojnë lirimin e pengjeve.
Sayed Khaleed, duke folur në emër të grupit militant Ushtria Myslimane, tha se rezultatet priten së shpejti. Ky grup ka kushtëzuar lirimin e e pengjeve me lirimin e të gjithë të burgosurve talibanë dhe të Al Qaidës si dhe me tërheqjen e organizatave ndërkombëtare nga Afganistani. Këshilli Shkollor Islamik në Afganistan Ulema, ka denoncuar sot kidnapimin dhe i ka quajtur veprimet e rrëmbyesve "njollosje të islamit'. Ndërkohë, edhe në Kosovë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar lirimin e Shqipe Hebibit dhe dy pengjeve tjera.
XS
SM
MD
LG