Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush udhëheq ndaj senatorit demokrat John Kerry, ndërsa vëmendja tani është përqëndruar në shtetin Ohio, ku vota konsiderohet tepër e afërt.
Rrjetet kryesore televizive amerikane kanë raportuar se Bushi ka fituar 27 shtete dhe 249 vota elektorale. Fitorja në Ohio, e cila sjell 20 vota elektorale, do ta afronte Bushin në pragun e 270 votave elektorale, të nevojshme për ta fituar presidencën. Por disa rrjete televizive kanë refuzuar të projektojnë fitoren e Bushit në këtë shtet federal.
Kerry ka fituar të paktën 17 shtete, përfshirë Distriktin Kolumbia, dhe ka marrë 225 vota elektorale.
Zyrtarët e zgjedhjeve në Ohio thanë se do t'u nevoiten 11 ditë për ta shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Fjala është për rreth 250 mijë vota, të ashtuquajtura "të përkohshme", vlefshmëria e të cilave ende nuk është e qartë.
Për sa u përket votave popullore, nga të cilat janë numëruar 89%, Bushi udhëheq me 63.6 milionë vota, apo 51% ndaj Kerry-t, i cili ka marrë 49.9 milionë vota, apo 48%.
Ndërkohë në Kongres, rezultatet e projektuara tregojnë se Partia Republikane e presidentit George Bush do ta mbajë kontrollin në Senatin e Shteteve të Bashkuara, duke siguruar të paktën 51 vende. Parashikimet e para gjithashtu sugjeruan se Republikanët do ta kenë kontrollin edhe në mesin e 435 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.
XS
SM
MD
LG