Ndërlidhjet

DUBAI


Në transmetimin e deklaratës së tij të plotë përmes internetit, kreu i Al Kaidës Osama bin Laden ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka futur Amerikën në një moçal në Irak, dhe ka paralajmëruar hakmarrje për vrasjet e irakienëve.
Në videon, bin Laden thotë se Bushi e ka injoruar këshillën kundër ndërmarrjes të siç e quajti ai, "luftës së pajustifikueshme në Irak, e cila nuk do të ketë fund".
Bin Laden, i cili fajësohet për sulmet terroriste të 11 shtatorit, tha se Bushi shkoi në luftë për naftën e Irakut.
Incizimi 18 minutësh u postua në internet pasi televizioni arab Al Jazeera, të shtunën transmetoi disa pjesë të deklaratës, në të cilën bin Laden paralajmëroi sulme të mundshme të ngjashme me ato të 11 shtatorit.
XS
SM
MD
LG