Ndërlidhjet

PRISHTINË


Dhjetëra qytetarë, të afërm të personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kanë bllokuar sot dy udhëkryqet kryesore të Prishtinës në kërkim të angazhimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për të ndihmuar në ndriçimin e fatit të të zhdukurve.
Rrugët do të mbeten të bllokuara për tri ditë me rradhë, nga ora 10 e deri në orën 18. Sipas të dhënave të administratës së Kombeve të Bashkuara, mbi 3500 persona llogariten si të zhdukur, prej tyre rreth 3000 janë shqiptarë.
XS
SM
MD
LG