Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përcjellë me interesim të madh në Kosovë, ndërkohë krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësues të tjerë politikë, besojnë se pavarësisht se cili do të jetë presidenti amerikan, angazhimi i Shteteve të Bashkuara për Kosovën nuk do të mungojë.
Në një prononcim për "Evropën e Lirë", kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, ka thënë se "nuk besoj se mund të ketë dallime në qasje në përgjithësi sa i përket politikës së jashtme dhe Kosovës në veçanti, diçka që kërkon angazhim më të madh sa i përket Kosovës, pavarësisht se cila parti politike do të fitojë, republikanët, apo demokratët. Roli aktiv amerikan është i domosdoshëm në kohën kur pritet fillimi i përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës".
XS
SM
MD
LG