Ndërlidhjet

UASHINGTON


George Bush është rizgjedhur president i Shteteve të Bashkuara pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura dje. Për orë të tëra vëmendja dhe diskutimi u përqëndrua në shtetin e Ohajos, i cili kishte 20 vota elektorale dhe shihej si kyc për zgjedhjen e presidentit, kur Bush kishte fituar 254 vota elektorale, kurse Kerry 252. Ndërkohë për fitoren përfundimtare duheshin së paku 270 vota elektorale.
Por ka qenë kandidati demokrat, senatori John Kerry, që i ka dhënë fund pritjes dhe debateve rreth Ohajos kur i ka telefonuar presidentit Bush dhe bashkëshortes së tij për t'i uruar fitoren. Kerry ka kërkuar nga Bush se vendi është jashtëzakonisht i ndarë dhe procesi i pajtimit duhet të fillojë sa më shpejt.
Disa orë më vonë Kerry dhe kandidati për nënpresident John Eduards dolën para mbështetësve në Boston. Kerry në fjalën e tij falenderoi mbështetësit, por theksoi se këto zgjedhje nuk do vendoseshin nga procese gjyqësore.
"Rezultati duhet të vendoset nga votuesit dhe jo nga proceset ligjore. Nuk do të dorezohesha sikur ta dija se kishte dhe një mundësi të vetme për të patur sukses. Por tashmë është e qartë së në Ohajo nuk ka vota të mjaftueshme që të na siguronin fitoren, që do të thotë nuk mund t'i fitojmë zgjedhjet" tha Kerry duke theksuar se mbi të gjitha vlerë ka të qenit amerikan dhe të luftosh për të.
Senatori Eduards në fjalën e tij premtoi se beteja nuk ka përfunduar, pasi ata do vazhdojnë të luftojnë për një Amerikë më të mirë.
"Cdo votë ka vlerë në Amerikën tonë. Dhe ne do respektojmë cdonjërin prej jush që qëndruat me ne në përpjekje për të ndryshuar vendin tonë. Ne besojmë tek ju dhe ne nuk rreshtëm së luftuari për ju kur kjo fushatë filloi. Ne nuk do të rreshtim të luftojmë për ju edhe tani që kjo fushatë ka përfunduar", theksoi Eduards.
Kreu i ekipit të Shtëpisë së Bardhë, Endrju Kard, kishte deklaruar mëngjesin e sotëm para mbështetësve të presidentit në qendrën Regan, se Bush ksihte fituar bindshëm.
"E gjithë kjo do cojë në një fitore bindëse të votave elektorale si dhe në një mbështetje të madhe për presidentin nga bashkëqytetarët e tij amerikanë, përmes votës popullore", tha Kard.
Deri tani janë numëruar mbi 91 për qind e votave popullore dhe Bush ka fituar 51% krahasuar me 48% të Kerrit që në vota do të thotë rreth 4 milionë vota popullore më shumë për Bush.
(Me gjeresisht ne AKTUALE)
XS
SM
MD
LG